E FUNDIT/ Vuçiç: Serbia do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri

127
Sigal

Në një bisedë ekskluzive për “Dnevni Avaz” të Sarajevës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për krizën në Ukrainë, por edhe nëse Serbia do të ndalojë eksportin e grurit në vendet e rajonit, nëse Ballkani pret një krizë të re ekonomike dhe sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe besimi.

“Natyrisht, ne kemi sasi të mjaftueshme të grurit për Serbinë dhe më shumë se sa duhet, por është e pakuptimtë të thuhet se diçka na mjafton, e që njerëzit e lagjes nuk e kanë. Në këtë drejtim, Serbia do të jetë e hapur. Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua se Serbia do të ketë bukë, e Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë.

Pra, kjo është e pakuptimtë. Do të mjaftohemi me njëri-tjetrin. Njerëzit duhet ta dinë, çfarëdo që të thonë për mua, çfarëdo që të thonë për Serbinë, është e sigurt që Bosnja dhe Hercegovina sigurisht që do të marrë një pjesë të sasisë së grurit, nuk ka dyshim për këtë. Është e rëndësishme që të flasim” – ka thënë Vuçiç për “Dnevni Avaz”.