Është martuar me hoxhë? Shkëndije Muja bën lëmsh rrjetin me deklaratën e radhës

229
Sigal

Shkëndije Muja ka qenë një nga vajzat më seksi dhe nuk nguronte të ekspozonte kudo format e saj bombastike trupore.

Sot Shkëndije Muja ka ndryshuar tërësisht mënyrën e jetesës duke u përkushtuar ndaj fesë dhe tashmë është e mbuluar nga koka te këmbët duke respektuar një për një rregullat që feja myslimane kërkon, të paktën kështu ka treguar ajo.

Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur nëse në të vërtetë është martuar me një hoxhë ashtu siç po përflitej  prej kohësh. Megjithatë, Shkëndije sërish në përgjigjen e dhënë e le enigmë këtë pjesë private nga jeta e saj.

“Nëse nuk është, nuk e ka detyrim, ndërkohë nëse është, nuk e ka bërë një gjë të tillë për ta ditur publiku”-është shprehur ajo.