Moldavia thotë se anija në Detin e Zi ‘neutral’ është goditur nga raketa e panjohur
Agjencia detare kombëtare e Moldavisë ka thënë se një anije në “ujrat neutrale” të Detit të Zi është goditur nga një raketë, duke lënë dy anëtarë të ekuipazhit të plagosur rëndë, raporton Associated Press.
Agjencia Detare tha në një deklaratë se burimi i raketës që goditi Milennial Spirit me flamurin Moldavi të premten ishte i panjohur.
Një zjarr shpërtheu në bordin e anijes; pajisjet dhe varkat e shpëtimit u shkatërruan. Ekuipazhi i anijes u largua nga anija i pajisur vetëm me jelek shpëtimi.
Agjencia tha se kompania që operon cisternë është një person juridik ukrainas dhe anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë. Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave.



















