E ardhmja e kompanisë “Apple” dhe synimi ambicioz

139
Sigal

Dhjetë vjet më parë, Steve Jobs humbi jetë nga kanceri i pankreasit, në moshën 56 vjeçare. Ai luajti një rol të madh që kompania “Apple” të ishte një nga kompanitë më të suksesshme në botë. Por si duket e ardhmja e Apple?

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor të viti 2011, pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit. Ai ishte një njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe pas vdekjes së tij, janë shkruar shumë libra e janë bërë shumë filma mbi jetën e tij.

“Ai i dha kompanisë fytyrën e tij, ai ishte sinonimi i Apple-t. Dhe natyrisht, Apple u bë personifikim i botës së re, botës dixhitale ku ne jetojmë, që ishte shumë më ndryshe përpara se ai të bëhej pjesë e saj”, thotë Robert Thompson, profesor në Universitetin “Syracuse”.
Në moshën 21-vjeçare, në vitin 1976, Jobs themeloi kompaninë “Apple” me mikun e tij Steve Wozniak. Më pas ai nxorri në treg një kompjuter të ri që e quajti “Makintosh”, shitja e të cilit i siguroi përfitime të mëdha.

Jobs u largua nga “Apple” në vitin 1985 për shkak të disa konflikteve. Ai u kthye sërish në vitin 1996, ndërsa kompania kishte humbur klientë. Me Steve Jobs në krye, Apple rifitoi kohën e humbur. Me produktet si iMac, iPod, MacBook, iPhone dhe iPad ai filloi të ndryshojë botën e teknologjisë.

“Apple nuk ishte vetëm një revolucion teknologjik, por një mënyrë jetese”, thotë Robert Thompson, profesor në Universitetin “Syracuse”.

Edhe pas vdekjes së Jobs, gjiganti i teknologjisë vazhdoi të hyjë në tregje të reja e të thyejë rekorde. Në vitin 2018, “Apple” u bë kompania e parë në botë me një kapital tregu prej një trilion dollarësh. Në vitin 2020, ky numër u dyfishua.