Dr Fauci thotë se Joe Biden duhet të marrë vaksinën Covid-19 sa më parë

289
Sigal

DR FAUCI thotë se Joe Biden duhet të marrë vaksinën Covid-19 për të inkurajuar popullin amerikan të vaksinohet

Dr Anthony Fauci deklaroi të martën se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duhet të bëjë vaksinimin e koronavirusit, sa më shpejt të jetë e mundur, si një masë paraprake sigurie, pasi dozat e para Pfizer dhe BioNTech u shpërndanë të hënën, ndërkohë një vaksinë e dytë nga Moderna është ende duke kaluar testet përfundimtare dhe pret miratimin deri në fund të kësaj jave, nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Zyrtarët e shëndetësisë dhe politikanët e lartë kanë qenë të zëshëm në ofertën për të qenë ndër të parët që do të marrin vaksinën, me Dr Fuaci duke thënë për mediat, për Joe Biden, “Ne duam që ai të mbrohet plotësisht ndërsa hyn në presidencë në Janar”, duke shtuar se Mike Pence dhe Donald Trump gjithashtu duhet të vaksinohen, por që Trump duhet të ketë antitrupa pasi u shërua nga virusi në tetor.

Rastet e virusit janë akoma në rritje në të gjithë vendin, me Universitetin Johns Hopkins që raporton 193.454 raste të reja, dhe 1.311 vdekje, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që tani kalon 300,000, kështu që shihet si një mënyrë për të inkurajuar publikun amerikan për tu vaksinuar nëse shohin vetë presidentin që injekton dozën.