Dorëhiqet kryeministri i Danimarkës

599
Sigal

Kryeministri i Danimarkës ka dhënë dorëheqjen pasi koalicioni i tij konservator u mposht nga opozita e krahut të majtë në zgjedhjet e përgjithshme. Socialdemokratët fitimtarë kanë premtuar një politikë më të ashpër të migracionit.

Kryeministri Lars Loekke Rasmussen njoftoi dorëheqjen e tij të enjten, duke lënë socialdemokratët e qendrës së majtë të përpiqen të formojnë një qeveri të pakicës.

Të udhëhequr nga Mette Frederiksen, Social Demokratët fituan gati 26% të votave, duke u dhënë atyre 48 vende në parlament.

Në total, koalicioni “bllok i kuq” i përbërë nga Social Demokratët, Liberalët Socialë, Partia Popullore Socialiste dhe Aleanca e Kuqe e Gjelbër tani kontrollojnë 91 prej 179 vendeve në legjislaturë, duke siguruar shumicën parlamentare.

Disfata ishte një goditje e madhe për Partinë Liberale të Rasmussen, e cila ka qenë në pushtet për 14 nga 18 vitet e fundit.