Avioni krijon efektin e mrekullueshëm në qiell

530
Sigal

Avioni u zbulua duke emetuar retë të pabesueshme shumë ngjyrëshe, pasi fluturoi mbi Bamberg, Gjermani.

Pamja fenomenale u kap nga fotografi gjerman Nick Beyersdorf, 20 vjeç, ndërsa ndodhej në kopshtin e tij bashkë me nënën.

Duke përshkruar momentin në të cilin ai mundi të kapte këto pamje, Beyersdorf, tha: “Kjo është fotoja më e mirë që kam shkrepur këtë vit dhe mendoj se asnjë tjetër nuk do ta konkurrojë dot atë”.

‘Për shkak të kushteve atmosferike i prodhonte një shtresë drite që kalonte nga krahët e tij.

‘Dhe për shkak të këndit të diellit pjerrtësia reflektonte dritën në mënyrë të përkryer për të krijuar një efekt ylber’./dailymail.co.uk