Dhjetëra të vrarë në sulmin taleban mbi bazën ushtarake në Afganistan

471
Numri i personave të vrarë nga sulmi i talebanëve kundër bazës ushtarake afgane ka shkuar në më shumë se 130 persona, pjesa më e madhe e tyre ushtarë të qeverisë. Luftimet zgjatën për disa orë ditën e premte afër qytetit Mazar e Sharif në provincën veriore Balkh në Afganistan. Talebanët kishin shënjestër xhaminë, bën të ditur ushtria afgane.
Talebanët kanë pranuar përgjegjësinë përmes një sulmi duke përdorur kamikazë për të përcarë mbrojtjen.

Të paktën 10 militantë talebanë u vranë gjatë luftimeve dhe një prej sulmuesve është arrestuar, shkruan “NY Times”.

Luftëtarët talebanë kishin veshur uniforma ushtarake dhe u futën mes pikave të kontrollit para se të nisnin sulmin.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Afganistan, e përshkroi ngjarjen e fundit si sulm të fortë, por vlerësoi ushtrinë afgane që i dha fund kësaj mizorie. Ky është sulmi i dytë mbi një objekt sigurie në muajt e fundit. I pari, u krye nga militantët e Shtetit Islamik, u krye në një spital ushtarak në Kabul, duke vrarë 49 njerëz dhe plagosur 76 të tjerë në muajin e kaluar.
Sigal