Dhëndri i Erdogan i dhuron Lituanisë dronin ‘Bayraktar TB2’ për të ndihmuar Ukrainën

130
Sigal

Shefi ekzekutiv turk i dronëve Baykar, i ka dhënë Lituanisë një dron Bayraktar TB2, në mënyrë që droni t’i dhurohet Ukrainës për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë.

Dronin TB2, ka krahë që hapen deri në 12 metra dhe mund të arrijë në lartësi deri nësi deri në 25,000 këmbë.

Kjo porosi u erdhi pasi Lituania i depozitoi kompanisë fondet e mbledhura posaçërisht për të blerë një dron për Ukrainën.

Megjithatë prodhuesi turk e ofroi dronin falas me kushtin që fondet të jepen në formën e ndihmave humanitare për Ukrainën, shkruan BBC.

Droni TB2 ka rezultuar shumë i suksesshëm në shenjëstrimin dhe shkatërrimin e sistemeve të artilerisë ruse dhe tankeve gjatë luftës tre-mujore në Ukrainë.

“Është një pushtim i paligjshëm, kështu që TB2 po ndihmon popullin e nderuar të Ukrainës të mbrojë vendin e tyre,” tha ekzekutivi i Baykar Selcuk Bayraktar për Reuters muajin e kaluar.

Selcuk Bayraktar, shefi ekzekutiv i kompanisë është martuar me vajzën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili vazhdon veprojë si ndërmjetës në çdo negociatë paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.