Covid-19/ Optimizëm në Itali, ulet numri i fataliteteve ditën e sotme

283
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë ndërruar jetë 431 persona me COVID-19 (ditën e djeshme kjo shifër ishte 619), duke e çuar numrin në total në 19,899 fatalitete.

Ulja e fataliteteve, ka sjellë optimizëm, në këtë vend të goditur rëndë nga Covid-19.

Tashmë janë Shtetet e Bashkuara me numrin më të lartë të fataliteteve në botë, me 21,409 vdekje.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 156,363 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës).

Janë 34,211 persona të shëruar që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht, janë 102,253 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,343 prej tyre në gjendje kritike.

Numrin më të madh të infektuarve në botë, e kanë Shtetet e Bashkuara me  535,591 raste (21,409 vdekje), e ndjekur nga Spanja (166,019 raste/ 16,972 vdekje).