Covid-19/ Gjermania hap kufijtë plotësisht me 31 vende

311
Sigal

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, po mendon të heq kufizimin e udhëtimit për 31 vende evropiane muajin tjetër.

Një projekt-dokument që shkon në kabinet të mërkurën rekomandon lejimin e udhëtimit për të 26 shtetet e tjera të BE-së plus Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet jashtë BE-së si Islanda dhe Norvegjia që janë në zonën pa kufij të Shengenit.

Kjo do të ishte një lëvizje e rëndësishme përpara sezonit turistik të verës nëse aprovohet në 15 qershor siç propozohet.

Gjermania tashmë po planifikon të hap kufijtë e saj plotësisht me fqinjët Austrinë dhe Zvicrën në atë datë.

BE tashmë ka dhënë udhëzime se si vendet duhet të heqin kufijtë e tyre. Vlen gjithashtu të theksohet se Mbretëria e Bashkuar po vendos një karantinë 14-ditore për të gjithë ardhjet nga 8 qershori.