Çmendet deputeti rus, propozon të pushtohet Polonia dhe disa shtete të Evropës

199
Sigal

Deputeti rus Savostyanov, ka habitur me propozimin e tij duke thënë se Rusia mund të kryejë një sulm të plotë kundër Polonisë, shteteve baltike dhe Kazakistanit.

 “Jo vetëm Ukraina: Polonia, shtetet baltike, Moldavia si dhe Kazakistani, gjithashtu duhet të “çmilitarizohen dhe denazizohen” nga Rusia”.- tha Sergei Savostyanov.

Dokumenti me kërkesën e tij drejtuar qeverisë dhe Vladimir Putin daton më 24 mars dhe është shpërndarë në  në Tëitter  nga Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit është shprehur se Rusia kërkon që të ketë shumë gjak në Evropë.

“Ky është vetëm fillimi. Rusia premton qartë se do të ketë shumë gjak në Evropë,” shkruan Mykhailo Podolyak.