Cikloni/ Mijëra të evakuuar dhe dëme të shumta materiale në jug të Brazilit

260
Sigal

Të marten, një ciklon goditi rajonin jugor të Brazilit, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale. Vdekjet u raportuan në shtetin e Santa Catarina, ku gjithashtu dy persona janë të humbur, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile. Tre nga vdekjet ndodhën në Tijucas, një qytet bregdetar në periferi të Florianópolis, kryeqyteti i Santa Catarina. Xanxerê dhe Chapecó, dy qytete në perëndim të shtetit, ishin më të prekurit nga dëmtimet pas shiut dhe erërave të forta. Në Rio Grande do Sul, një shtet tjetër i prekur, kishte më shumë se 1.100 persona të evakuuar. Stuhia rrëzoi pemët dhe shtyllat e energjisë dhe shkaktoi rrëshqitje të dheut. Në Santa Catarina, më shumë se 700,000 njerëz ishin pa energji elektrike të mërkurën në mëngjes.