Çështja ‘Haradinaj’, Prokuroria serbe i kthen përgjigjet Gjykatës së Colmar-it

523
Ministria e Drejtësisë sot i ka dërguar përgjigjet për pyetjet shtesë në Gjykatën franceze të Colmar-it, e cila po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në këtë vend, përcjell Tanjug.
Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “Krime lufte në Kosovë”.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti me fletëarrest të Serbisë. Ai pritet të dalë para Gjykatës franceze më 6 prill.
Sigal