Zvicër/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, trafikonin drogë

420
Sigal

Dy shqiptarë 28 vjeçarë janë arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën me vete gjysëm kilogrami kokainë si edhe 50 mijë euro.

Shqiptarët janë të dy banues në qytetin e Komos.

Hetimi ndaj tyre nisi shkurtin e kaluar, pasi të dyshuarit u pikasën duke shkëmbyer drogë me njëri tjetrin.

Shqiptarët e kishin shtrirë aktivitetin jo vetëm në Komo por edhe në disa zona të Zvicrës.

“Hetimet-kanë nxjerrë në dritë ekzistencën e një trafiku të madh të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës , e cila, nga një nivel i parë operacional i konstatuar në territorin e Campione dhe Zvicrës, çoi në një nivel i dytë dhe më i qëndrueshëm i trafikimit nga dy shqiptarët e arrestuar, të konsideruar, duke pasur parasysh sasinë e madhe të substancave të trajtuara, profesionistë të vërtetë “, tha policia.