Çavushoglu: Nuk pranojmë kërcënimet rreth blerjes së S-400

463
Sigal

Çavushoglu, i cili u takua sot me homologun e tij amerikan Mike Pompeo, ka thënë se nuk do të ketë vonesë apo anulim të blerjes së aeroplanëve F-35 të SHBA-së.
Turqia nuk do të pranojë asnjë kërcënim rreth blerjes së sistemeve të mbrojtjes, deklaroi sot shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavoshoglu në një konferencë shtypi në Uashington, duke lënë të kuptohet se Ankaraja planifikon të blejë sistemin mbrojtës S-400 nga Rusia.

Çavushoglu, i cili u takua sot me homologun e tij amerikan Mike Pompeo, ka thënë se nuk do të ketë vonesë apo anulim të blerjes së aeroplanëve F-35 të SHBA-së.

Ai tha se në takim me Pompeo biseduan për tarifat amerikane mbi çelikun dhe aluminin, si dhe përcaktimin e “udhërrëfyesit” për të siguruar qytetin sirian Manbidz.

Çavushoglu dhe Pompeo gjithashtu biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm në Siri dhe hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Manbidz.

Të dy ministrat ranë dakord të zhvillojnë takime të mëtejshme për të zgjidhur çështjet aktuale bilaterale, duke thënë se aleatët e NATO-s mbeten të përkushtuar në zgjidhjen e shkaqeve të përbashkëta shqetësuese “në frymën e Partneritetit të Aleancës”.