Cameron-Tusk: Shtetet e BE më shumë autonomi në fushën legjislative

540
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka arritur një marrëveshje me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk për një sërë pikash të cilat do të prezantohen gjatë ditës së sotme. Palët kanë rënë dakord që shtetet që janë pjesë e BE-së të kenë më shumë autonomi në fushën legjislative. Thënë më qartë, parlamentet e vendeve anëtare do të kenë mundësi që të bllokojnë miratimin e ligjeve që vijnë nga Bashkimi Europian, në rast se mbi 55% e deputetëve në kuvend do të votojnë kundër tyre. Megjithatë, drafti i hartuar nga palët, do të duhet të miratohet nga të gjithë shtetet që janë pjesë e BE-së përpara se të hyjë në fuqi.
Sigal