SHBA/ 6-vjeçarja vritet me armë nga i vëllai, nëna sheh tmerrin me sy

467
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paulding County, Georgia (SHBA), ku një vajzë e mitur 6-vjeccare ka ndërruar jetë për shkak se u qëllua me armë nga nga vëllai i saj më i vogël.

Teksa po qendronte me të vëllain në makinë, Millie Drew Kelly u vra aksidentalisht nga 4-vjeçari, i cili sipas policisë e ka marrë pistoletën e të ëmës në kroskotin e makinës dhe e ka goditur motrën në kokë.

“Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua”, ka treguar policia vendase.

Vogëlushja nuk arriti që të mbijetonte megjithëse u dërgua menjëherë në spital.

Edhe pse nëna mund të konsiderohet përgjegjëse për pakujdesi, mediat e huaja thonë se as për të e sigurisht as për të miturin nuk do të ngrihen akuza.

2