Burkina Faso/ Vriten 2 ushtarë francezë gjatë një operacioni shpëtimi

483
Sigal

Dy ushtarë francezë u vranë gjatë një operacioni shpëtimi për të liruar katër turistë të rrëmbyer në rajonin Sahel të Afrikës, konfirmuan autoritet franceze.

Operacioni u zhvillua të enjten në orët e hershme të premten, ndërsa dy ushtarët që humbën jetën jaë identifikuar si Cédric de Pierrepont dhe Alain Bertoncello, të dy anëtarë të forcave speciale të Francës.

NOA

Dy pengjet franceze, të kapura në Benin më 1 maj, si dhe një shtetas amerikan dhe një tjetër shtetas i Koresë së Jugut u liruan me sukses në operacion.

Në një deklaratë, Presidenti francez Emmanuel Macron përgëzoi forcat e armatosura që çliruan me sukses pengjet dhe falënderoi familjet e ushtarëve të vdekur për sakrificën e tyre.

Macron gjithashtu falënderoi autoritetet Beninese dhe ato të Burkina Fasos për “bashkëpunimin e tyre të përsosur” dhe riafirmoi angazhimin e Francës për të luftuar terrorizmin në rajonin Sahel.

Ministri francez i Forcave të Armatosura, Florence Parly, konfirmoi vdekjen në një deklaratë online dhe ngushëlloi familjet e ushtarëve të vdekur.