Britania siguron 2 milionë doza të vaksinës Moderna

215
Sigal

Britania ka siguruar 2 milionë doza të vaksinës antikovid të prodhuar nga Moderna, njoftoi qeveria britanike, sipas Reuters.

Dy javë më parë Britania siguroi 5 milionë doza të vaksinën nga kompania Pfizer. Tani, Britania ka mjaftueshmë doza të vaksinës së Modernës për rreth 3,5 milionë qytetarë.

Gjithashtu qeveria britanike ka porositur 40 milionë doza të vaksinë së Pfizer dhe 100 milionë doza të kompanisë AstraZeneca.

Në total, Britania ka siguruar 357 milionë doza të vaksinës nga 7 kompani të ndryshme, sipas deklaratës të qeverisë.