Britani, qeveria mendon të rihapë shkollat fillore

433
Sigal

Ministrat e kabinetit qeveritar të kryeministrit britanik Boris Xhonson, po shqyrtojnë mundësinë e rihapjes me disa faza të shkollave në vend muajin e ardhshëm. Planet që po shqyrtohen, kanë të bëjnë me rihapjen e shkollave fillore dhe çerdheve të fëmijëve në një “qasje të rajonalizuar”, duke nisur me zonat që gjenden aktualisht jashtë vatrave të nxehta të koronavirusit, si Londra apo Birmingemi.

Gazeta “The Times” e Londrës, shkruan se Ministri i Arsimit Gevin Uilliamson, dëshiron që shkollat ​​të rihapen “në vazhdim”, me disa ndryshime dhe këshilla ndaj njerëzve që do të rikthehen në punë. Por gazeta raporton se “disa ministra po ushtrojnë presion, që nxënësit të kthehen në bankat e shkollës para gjysmës së muajit të ardhshëm”.

Danimarka u bë vendi i parë evropian që filloi dje rihapjen e shkollave. Ky lajm u prit në

Britani me shqetësime nga mësuesit për çdo rihapje të mundshme të shkollave, në kushtet

kur emergjenca në lidhje me koronavirusin nuk ka përfunduar ende.

Mëngjesin e sotëm Kethrin Birbalsing, drejtuese e shkolle publike në veriperëndim të Londrës, tha se është një “gënjeshtër të pretendosh, se shkollat ​​mund t’i distancojnë socialisht nxënësit shoqërorë”. Por dje, udhëheqësi laburist, Keir Starmer tha se rihapjet e shkollave duhet të ndodhin në fund të karantinës.

Sindikatat e mësuesve, janë nga ana tjetër shumë të shqetësuura për sigurinë e anëtarëve të tyre. Sindikata NEU, i ka shkruarnjë letër të hapur kryeministrit Xhonson, duke bërë thirrje që t’i jepet fund spekulimeve për rihapjen e shpejtë të shkollave.

Ndërkohë, gazeta tjetër “Daily Telegraph” raporton se ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore,

Jan Smith është shprehur:”Shkollat ​​janë të rëndësishme, pasi ato u japin mundësi prindërve që të rikthehen në punë, sidomos shkollat ​​fillore, pasi fëmijët e vegjël nuk mund të lihen të qëndrojnë vetëm në shtëpi”.

S.T