Sigal

Një vajzë e vogël që i shkroi një letër babait të saj në parajsë ku  i kërkonte atij të vinte në shtëpi për Krishtlindje, ka marrë një përgjigje të ngrohtë nga stafi i Postës Mbretërore në Britani.

Madison Danter, gjashtë vjeç,  në përgjigjen që mori shkruhej se mesazhi i saj për babain e saj ishte dorëzuar në mënyrë të sigurt, pavarësisht se ishte ‘një udhëtim i vështirë’.

Babai i saj, Thomas, 40 vjeç, vdiq dy vjet më parë pasi u operua në një operacion të pestë të zëvendësimit të valvulave të zemrës.

Ai la pas pesë fëmijë; Lewis 23 vjeç, Chloe 18 vjeç, Thomas 16 vjeç; James 13 vjeç dhe Madison.

Në lidhje me rastin, ka folur edhe xhaxhai i tyre, Shane Danter, 49 vjeç, i cili  tha se dëshira e vetme e Madisonit për këtë Krishtlindje ishte që babai i saj të kthehej në shtëpi nga parajsa.