Brexit, “Britania s’ka ndërmend të paguajë faturën 100 miliard euro për daljen nga BE”

425
Mbretëria e Bashkuar nuk do të paguajë 100 miliard euro për t’u larguar nga Bashkimi Europian, thotë Sekretari i Brexit, David Davis. Ai insistoi në emisionin “ITV Good Morning Britain” se Britania do të paguajë vetëm atë që duhet dhe jo atë që BE kërkon.
Davis tha se Britania i ka kryer të gjitha detyrimet dhe të drejtat e saj të BE-së, por nga ana tjetër Europa po sillet ashpër.

Shefi negociator i Bashkimit Europian Michel Barnier do të publikojë më vonë afatet e bisedimeve për kërkesat financiare që parashikohen. Një burim i Bashkimit Europian tha për BBC, se zyrtarët në Bruksel nuk do të hyjnë në asnjë diskutim për një faturë përfundimtare në procesin e Brexit.

“Këto janë negociata. Ata kërkojnë se çfarë duan ata, dhe ne kërkojmë atë që duam ne,” tha sekretari i Brexit.
Sigal