Sigal

Më 2 gusht të këtij viti, Italia u trondit pasi zbuloi një kufomë të një foshnje të porsalindur të braktisur brenda një qeseje plastike. Por shkaku i vdekjes është edhe më mizor dhe i dhimbshëm, sipas rezultateve të autopsisë, i posalinduri vdiq nga asfiksimi, me një fund të ngadalë të nxitur edhe nga temperaturat të larta.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Terni në parkingun e Eurospin në Borgi të Rivos në Itali. Hetimet ishin mjaft efikase dhe të shpejta, duke zbuluar edhe nënë e re 27 vjeçaren italiane.

Giorgiab Gugliemi, nënë e një fëmije 2 vjeçe e lindi femijën e ndjerë në banjon e shtëpisë, më pas e braktisi.

Sipas avokatit të gruas, ajo kishte dashur që femija të mbijetonte dhe dikush ta gjente, një mbrojtje që nuk e shpëtoi gruan nga burgu. Ndërkaq ajo nga burgu i ka dërguar një letër vajzës 2 vjeçe, e mbetur tashme pa nënë  dhe në asnjë moment nuk e përmend vdekjen e foshnjës së porsalindur.

Vajza e parë e gruas i është besuar babait, një muratori shqiptar.