‘Blloku’ e VV të revoltuar, kërkojnë seancë javën e ardhshme

549
Sigal

Koalicioni i partive politike në përbërje të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Lëvizjes Vetëvendosje, i ka këkruar kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës javën e ardhshme.

Liderët e këtyre partive politike, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë mbajtur nga një fjalim para deputetëve të këtyre partive dhe mediave, ku kanë shprehur revoltën me shtyrjen e seancës konstituive. Seanca ishte thirrur për ditën e sotme, por një ditë më parë,  Brovina kërkoi nga Sekretaria e Kuvendit që ta shtyjë atë. 

Në arsyetimin e saj, deputetja më e vjetër e legjislaturës së pestë Flora Brovina ka potencuar faktin që dy blloqet më të mëdha politike, PDK në njërën anë dhe koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër nuk kanë arritur marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit.

Shtyrja e seancës është thënë se do të jetë një rast shtesë që partitë politike të vazhdojnë konsultimet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje.

Mustafa: Jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë

Isa Mustafa ka sqaruar se pse deputetët e Koalcionit LDK-VV-AAK-NISMA kanë hyrë sot në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty.  Ai tha se kjo është një shprehje e pakënaqësisë së shumicës parlamentare, e s’bëhet fjalë për mbajtjen e seancës konstituive. “Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci. Do të kerkojme që seanca e ardhshme të mbahet  jo më larg se mesi i javes së ardhshme”, tha Mustafa.

Kurti: Seanca do të mbahet javën e ardhshme

Lideri i VV-së në fjalën e tij ka thënë se në javën e ardhshme do të mbahet seanca pa dhënë më shumë detaje nëse bëhet fjalë për një seancë të bllokut apo që do të thirret nga kryesuesja Flora Brovina “Jemi mbledhur në mënyrë që të shprehim pakënaqësinë tonë me shtyrjet e vazhdueshme të konstituimit të kuvendit dhe formimit të institucioneve.Partia në pushtet e cila është parti shtet që e ka lënë shtetin e Kosovës pa republikë, e po bën gjithçka që ta lë edhe pa kuvend. Me këtë qeveri Kosova nuk mund të ketë të ardhme. Për atë edhe jemi bërë bashkë për t’ju dhënë qytetarëve mirëqenie, të luftojmë korrupsionin dhe krimin, pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë se séance është filluar për t’u ndërprerë. Qeveria në ikje e sheh vendin si një garë automobilistike që kush të dalë I pari të fitojë. i pari del vetëm ai që e ka shumicën parlamentare. Në javën e ardhshme ne si përfaqësues të popullit, do ta kemi edhe seancën e ardhshme për formim të institucioneve. Ky është vendi ku ne e sjellim zërin, besimin, interesin dhe vullnetin e qytetarëve dhe në përputhje me këtë do të vazhdojmë të punojmë.” ka thënë Kurti.

Haradinaj: PDK kriminalizoi vendin, s’lejon konstituimin

“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re; PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit. Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK’së duke iu ofruar para deputetëve”, ka thënë Ramush Haradinaj, lideri i AAK.

Limaj: Dikush ka pritur se do të bëjmë revolucion sot

Lideri i NISMA Fatmir Limaj ka kritikuar PDK-në për shtyrje të seancës duke thënë se një gjë të tillë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm deputetët. “Shumëkush ka pritur se ne do të bëjmë një tip revolucioni kanë pritur se do të bëjmë dicka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shuimë të krijojë institucionet ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetiutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetunë dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.

kosova deputetet