Bllokohet ngushtica e Bosforit/ Anija humb kontrollin dhe godet brigjet e Stambollit

531
Sigal

Ditën e sotme, një anije transportuese mallrash u përplas në brigjet e Stambollit, duke detyruar autoritetet të pezullonin përkohësisht lundrimin në ngushticën e Bosforit.

Një dëshmitar okular ka filmuar ngjarjen dhe tregon momentin kur anija “Songa Iridium” me flamur liberian, goditi vijën bregdetare pranë Rumelihisari, në brigjet evropiane të ngushticës së Bosforit.

Sipas guvernatorit të Stambollit, nga përplasja nuk pati viktima, si dhe nuk kishte raportime për “ndotjen e detit ose mjedisit”.

“Songra Iridium”, me 19 persona ekuipazh dhe një kapiten pilot, dërgoi një sinjal të dështimit mekanik në orën 12:00 dhe goditi bregun afër rajonit Rumelihisar në 12:13, thuhej deklarata.

Rojet bregdetare, policia dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në zonë pas përplasjes, sipas raportit të dalë nga zyra e guvernatorit.