Blinken deklaron se ka ardhur koha për antarësimin e Suedisë në NATO

93
Sigal

Tani është koha që anëtarët e NATO-s të finalizojnë pranimin e Suedisë në aleancë, tha të martën Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një vizite në Suedi dhe vende të tjera nordike.

Blinken tha në një konferencë shtypi në qytetin verior të Suedisë, Lulea, se Suedia kishte ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të adresuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Turqia anëtare e NATO-s dhe e dëshmoi angazhimin e saj ndaj aleancës “përsëri dhe përsëri”.

“Ne besojmë se koha është tani dhe nuk ka asnjë arsye për të mos ecur përpara,” tha Blinken.