Biden qetëson amerikanët: Nuk keni pse shqetësoheni për luftën bërthamore

205
Sigal

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos shqetësohet për luftën bërthamore, pasi Rusia vendosi forcat e saj parandaluese bërthamore në gatishmëri të lartë.

Perëndimi që atëherë e ka dënuar vendimin, por situata nuk është përshkallëzuar më tej. Më herët, SHBA tha se nuk do të rriste nivelet e veta të alarmit bërthamor.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të dielën kalimin në një regjim të veçantë të shërbimit të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Urdhri i liderit rus erdhi “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi” pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov.

Gjithçka ndodh teksa Rusia është izoluar tërësisht nga Perëndimi përmes sanksioneve të shumta.