Besimi i teorive konspirative / Më shumë se gjysma e shqiptarëve të Kosovës nuk do e marrin vaksinën

223
Sigal

Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe Ballkani Perëndimor është ndikuar shumë nga teoritë konspirative, ku për shkak të pandemisë lindin dyshime për politikat qeveritare dhe besimi tek institucionet.

Shkalla dhe intensiteti i këtyre teorive dhe implikimet e tyre janë tejet të forta, ku nuk përjashtohet edhe Kosova.

Sipas hulumtimit të publikuar nga Grupi Këshillimor i Politikave ‘Ballkani në Europë’ rreth 55 për qind të qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në një anketë, kanë deklaruar se nuk do të marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Veçanërisht te serbët e Kosovës, komuniteti më i predispozuar ndaj teorive konspirative, shfaqet edhe rezistenca më e madhe ndaj vaksinimit: 89.6% e serbëve të anketuar nga Kosova e refuzuan vaksinën”, thuhet në këtë hulumtim.

Mesatarisht 50 për qind e të anketuarve nga Ballkani Perëndimor kanë deklaruar se nuk duan të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Në periudhën kur u krye ky sondazh (tetor 2020) gatishmëria e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për të marrë vaksinën është më e ulët se në vendet e tjera të Europës”, thuhet tutje.

Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe Ballkani Perëndimor është ndikuar shumë nga teoritë konspirative, ku për shkak të pandemisë lindin dyshime për politikat qeveritare dhe besimi tek institucionet. Shkalla dhe intensiteti i këtyre teorive dhe implikimet e tyre janë tejet të forta, ku nuk përjashtohet edhe Kosova.

Kështu thuhet në hulumtimin e publikuar nga Grupi Këshillimor i Politikave ‘Ballkani në Europë’ (Balkans in Europe Policy Advisory Group -BiEPAG), të titulluar “Virusi i dyshimtë – Konspiracionet dhe COVID-19 në Ballkan”.

Sipas këtij hulumtimi teoritë konspirative lidhur me Covid-19 mbështeten nga rreth 1/4 deri në 1/3 e popullsisë, ndërkohë që më shumë se 75% e qytetarëve të anketuar në Ballkanin Perëndimor besojnë në një ose disa nga gjashtë teoritë konspirative që lidhen me Covid-19.

“As arsimi, as mosha dhe as gjinia nuk kanë ndikim të madh te këto shifra. Përkundrazi, ekziston një tendencë gjeopolitike, ku besimi te teoritë konspirative bashkëshoqëron shpesh ndjenjat për ShBA-të dhe Kinën. Pakicat, që janë më të cenueshëm dhe që kanë më pak besim te shteti, janë më të prekshëm ndaj konspiracioneve”, thuhet në këtë hulumtim.

Po ashtu, ky hulumtim ka vënë në pah se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes mbështetjes për teoritë konspirative dhe skepticizmit ndaj vaksinimit.

“Shumica në të gjithë rajonin nuk kanë ndërmend të marrin vaksinën, raport që është mjaft më i ulët se në vende të tjera në Europë, ku shumica mbështetin marrjen e vaksinës. Teoritë konspirative përbëjnë rrezik për shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor dhe dobësojnë besimin tek institucionet dhe te shteti duke nxitur një botëkuptim populist që minon zhvillimin demokratik”, vazhdon hulumtimi.

Ndryshe, Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës do të përfitojnë nga iniciativa e Bashkimit Evropian të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyog.

“Falë kontributit të Bashkimit Europian për vaksinën e COVID-19, Kosova do të përfitojë vaksina falas për më shumë se 300 mijë persona”, shkruan ai në Twitter.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

“Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Europian do të koordinojë donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimore dhe fqinjësi”, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së, ku përgatitjet për vaksinim ishin ndër temat kryesore.

Ministri i Shëndetësisë gjatë të martës ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.

Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas.

“…Synimi është imunizimi i atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë ai.

Ministri ka folur edhe lidhur me problemet në furnizimin e spitaleve me oksigjen, ndërsa tha se kjo tashmë është tejkaluar.

“Lirisht mund të them se oksigjeni ka qenë sfidues dhe menaxhimi me oksigjen për shkak të numrit të madh të pacientëve… Tashmë i kemi dy kontrata të lidhura”, tha Zemaj.