Covid-19 / Rritet numri i viktimave në Elbasan

270
Sigal

Është rritur numri i viktimave nga Covid në qarkun e Elbasanit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona nga ky qark. Burimet bëjnë me dije se si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një 55 vjeçar në Peqin dhe një 69 vjeçare nga Elbasani.

Ndër të tjera mësohet se të dy viktimat kanë ndërruar jetë në spitalin Covid 2, ku po qëndronin prej ditësh të shtruar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona, duke e çuar në 1040 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid.