Berlusconi nuk harroi as partneren e tij, pas hapjes së testamentit zbulohet shuma marramendëse që i la

26
Sigal

Ditën e sotme është hapur testamenti i ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Duket se mes personave që ai u ka lënë pasuri, sigurisht nuk mund të linte ‘pa gjë’ edhe partneren e tij Marta Fascina, e cila trashëgoi plot 100 milionë euro.

Berlusconi, i cili vdiq muajin e kaluar dhe perandoria e të cilit vlerësohet të jetë më shumë se 6 miliardë euro, i la gjithashtu 100 milionë euro vëllait të tij, Paolo dhe 30 milionë euro Marcello Dell’Utri, një ish-senator me Forza-n e tij.

Marina dhe Pier Silvio, fëmijët e tij me gruan e tij të parë, Carla Elvira Dall’Oglio do të mbajnë një aksion të përbashkët prej 53% në Fininvest, sipas detajeve të testamentit që u zbulua të mërkurën mbrëma dhe u raportua për herë të parë nga Ansa.