Belgjikë, 12-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi

300
Sigal

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi në Belgjikë, deklaroi për CNN një zëdhënëse e ministrisë belge të shëndetësisë.

Zëdhënësja tha se vajza humbi jetën të hënën; ajo nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme në mënyrë që të respektonte privatësinë e familjes.

Emmanuel André, zëdhënësi i qeverisë belge për luftën kundër koronavirusit foli për këtë rast në një televizion belg.

“Ky është një moment emocionalisht i vështirë sepse prek një fëmijë dhe ndikon gjithashtu në komunitetin mjekësor dhe shkencor.

Ne po mendojmë për familjen dhe të dashurit e saj. Është një ngjarje shumë e rrallë që na shqetëson”, tha André.