BE mblidhet për miratimin e masave lehtësuese për emigrantët, Turqia në fokus

383
Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen për të diskutuar masat lehtësuese për krizën e emigrantëve në Rajon. Në takimin e Brukselit në fokus do të jetë Turqia.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, këtë vit rreth 600 mijë emigrantë kanë arrtiur në vendet e Bashkimit Europian nga deti nëpërmjet Turqisë. Kjo e fundit mendohet se pret rreth dy milionë emigrantë, kryesisht të ardhur nga lufta e Sirisë.
Udhëheqësit e BE janë duke kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë, që përfshin një mbështetje më të madhe financiare dhe procedurale për të trajtuar emigrantët. Gjithashtu synohet edhe një leje nga Turqia për patrullimin e bregdetit të saj për të ndaluar trafikimin e emigrantëve.
Në këmbim, Turqia duhet të ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin e procedurave të azilit dhe duke i dhënë përparësi hapjes së 6 qendrave të pritjes së refugjatëve, të cilat do të ndërtohen me bashkëfinancim nga BE-ja.
Sigal