BE – Kryeministri grek paralajmëron: Në rrezik nënshkrimi i deklaratës së Romës

428
Plot 24 orë nga nisja në Romë e ceremonisë së 60 vjetorit të krijimit të Bashkimit Europian, kryeministri grek Tsipras i ka nisur një letër establishmentit komunitar ku shprehet se do të pranoj të nënshkruaj Deklaratën e re të Romës vetëm në rast se vendet anëtare i garantojnë mbështetjen ne negociatat e Greqisë me Fondin Ndërkombëtar europian.

“Synojmë të mbështesim e të nënshkruajmë Deklaratën e re të Romës”, shkruan Alexis Tsipras, “por duhet të jetë e qartë në një plan zyrtar se sukseset e BE të aplikohen dhe për Greqinë.”

Marrja e pozicionit të Greqisë ndaj Deklaratës së Re të Romës që ka si qëllim lancimin e idealeve të Bashkimit Europian vjen në një moment kur Greqia po negocion me kreditorët përsa i përket rishikimit të programit të ndihmave financiare, komplikuar dhe nga kërkesa e FMN për shlyerjen e këstit të radhës së borxhit grek.

“Ju kërkoj të gjithëve ju, shpreht në kët letë kryeminsitri grek, mbështetjen për të mbrojtur të gjithë së bashku, të drejtën e Greqisë për t’u rikthyer në standartete modelit social europian.”
Sigal