Bashkim kombëtar, BE-Ramës: Provokimet të papranueshme

553
Bashkimi Europian ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”. Zëdhënësja e zyrtarëve të Komisionit Europian, Federica Mogherinit dhe Johannes Hahn, ka deklaruar se progresi i vendeve aspirante të Bashkimit Europian përfshin bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se “çdo deklaratë provokuese në këtë këndvështrim është e papranueshme”.
Kryeministri Rama, më herët gjatë kësaj jave paralajmëroi BE-në se Shqipëria dhe Kosova do të detyroheshin të bashkoheshin nëse ajo nuk do të hapte rrugën për integrimin Europian dhe liberalizimin e vizave të Prishtinës.
Maja Koçijançiç në një deklaratë theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Europës, e përcaktuar në nivelet më të larta të BE-së. Sipas saj partnerët në rajon kanë konfirmuar përkushtimin ndaj këtij qëllimi me vendosmërinë për të përmbushur kriteret e nevojshme, duke respektuar parimet dhe standardet e BE-së. 
Bashkimi Europian theksoi gjithashtu që partnerët e tyre në rajon “po bëjnë progres, secili në rrugën e vet,” dhe se “pritet të bëjnë përpjekje të nevojshme për progres të mëtejshëm”.
Sigal