Azilkërkuesit, KE: Të vendoset kuotë për pranimin e emigrantëve

473
Komisioni Evropian pritet që të kalojë për diskutim tek vendet anëtare të BE një propozim sipas të cilit shtetet të pranojnë emigrantë mbi bazën e një kuote të caktuar paraprakisht.
Kjo kërkesë e KE-së vjen pas krizës emigrantëve të kohëve të fundit në Evropë dhe jo vetëm, edhe rritjes së kërkesave për azil në vendet perëndimore. OKB thekson se 60.000 persona janë përpjekur të kalojnë përtej Mesdheut gjatë këtij viti, më tepër se 1800 prej tyre kanë humbur jetën që do të thotë 20 fish më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Komisioni Europian për Politikat e Emigracionit pritet ta shtrojë këtë kërkesë të mërkurën mbështetur dhe në organizimin dhe propozimin me baza ligjore për emigrantët që udhëtojnë drejt Europës në mënyrë ata të mos kthehen në trafikantë dhe të mos përdoren për qëllime të tjera.
Megjithatë kjo kërkon dhe miratimin nga vendet anëtare të BE, ku liderët evropian do të diskutojnë propozimin në një samit në fund të muajit qershor.
Numri i Emigrantëve në Europë:
në 2014:
219,000 -persona të mbërritur ne Europë
3,500 -te vdekur/të zhdukur
Në 2015 (1 Jan- 27 prill):
46,000 të ardhur në Europë
Më tepër se 1,750 të vdekur/ose të zhdukur
(burimi: UNHCR)
Një propozim i drejtë?
Këto masa të parashikuara nga Komisioni Evropian vijnë një varg masash të propozuara kohët e fundit në kuadër të politikave mbi emigrantët në Evropë. KE do ta bazojë propozimin duke marrë parasysh faktorë të tillë si popullsia, indikatorët ekonomik dhe numrin e azilkërkuesve të pranuar me parë për vendet anëtare.
Gjermania e mbështet idenë e kuotave dhe ka pranuar 200,000 aplikime për azil vitin e kaluar.
Vende të tilla si Italia dhe Malta, ku një numër i madh i emigrantëve mbërrijnë ilegalisht nga deti, u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëjnë diferencën dhe të mbajnë përgjegjësinë lidhur me ata emigrantë të cilët janë më të qetë.
Kancelari austriak Verner Fejman e ka kërkesën për kuota si “një çështje e drejtësisë”, duke shtuar se azili “nuk është një akt i mëshirës, por një e drejtë njerëzore” 
Por kjo kërkesë ka hasur edhe në kundërshtime të shumta nga Liderët në Hungari, Sllovaki dhe Estoni madje Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka quajtur atë “një ide të çmendur” 
Sigal