Athinë, dy grupe kundërshtare përleshen brenda klubit të natës, 22-vjeçari shqiptar përfundon në spital

107
Sigal

Një përleshje me armë zjarri është regjistruar në një klub nate në zonën e Gazit në Athinë, ku ka mbetur i lënduar një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 me orën lokale. Dy grupe janë përleshur fillimisht brenda klubit dhe më pas jashtë tij. Njëri nga personat ka nxjerre një armë dhe ka qëlluar disa here por pa dëmtuar njeri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar 3 persona ndërkohë që një 22-vjeçar shqiptar është transportuar në spital i dëmtuar, por jo me armë. Në vendngjarje janë sekuestruar 3 gëzhoja, ndërkohë që policia po vijon hetimet.