Atentati kamikaz në Turqi, 10 të arrestuar

508
Autoritetet turke arrestuan 10 persona të tjerë në kuadër të hetimeve të nisura pas atentatit në Ankara, që shkaktoi 99 të vdekur gjatë një manifestimi për paqen, njoftoi sot kryeministri, Ahmet Davutoglu. Këto arrestime iu shtuan atyre të dy personave, që dyshohen si bashkëpunëtorë të afërt të rebelëve kurdë, të cilët kishin shkëmbyer në rrjetin social “Twitter” informacione për një atentat disa orë para shpërthimit të dyfishtë në Ankara. Arrestimet kanë për objektiv rrethin e ngushtë të dy kamikazëve të dyshuar si origjina e sulmit më të përgjakshëm të kryer ndonjëherë në tokën turke, por gjithashtu dhe të dy personave të arrestuar dje.
Sigal