Tiranë, arrestohen 3 hajdutë, për një vit vodhën 22 furgona

440
Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit”, policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona.
Në pranga kanë rënë: Samuel Baça, 43 vjec, banues në Durrës, i dënuar më pare për vjedhje automjetesh, Qamil Lala, 53 vjec, banues në Durrës, qyteti Durrës, i dënuar për vjedhje automjetesh dhe Niman Arifi, 21 vjec, lindur në Kukës dhe banues ne Durrës.
Nga tërësia e veprimeve operative, hetimore e proçeduriale u dokumentua se këta shtetas, për një periudhë një vjeçare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 22(njëzet e dy), furgona të tipit Ford, në territorin e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 2 automjete të vjedhur, një armë zjarri pistoletë, 2.2 kg lëndë narkotike si edhe materiale të ndryshme nga automjetet e vjedhura.
Automjeti tip Ford Furgon , i vjedhur më parë nga këta shtetas me pronar shtetasin E.H.
• Një pistoletë tip TT model 7.62 me një krehër me 5 fishekë.
• 2.2 kilogram lende narkotike e dyshuar si “Canabis Stativa”
• Katër xhama të përparëm Ford furgon.
• Katër sedilje automjetesh Ford Furgon.
• Vegla të ndryshme të cilat sherbenin për realizimin e vjedhjeve të automjeteve.
Mbi këta persona rëndojnë akuzat: “Vjedhje kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”.
Sigal