Atentat në Romë, breshëri plumbash mbi të riun shqiptar

483
Një 25-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në Itali, pasi është qëlluar me breshëri plumbash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën “Monterotondo Scalo” të kryeqytetit italian Romë, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spitalin “Sant’Andrea”.

I plagosuri, së bashku me të vëllanë ishin duke hyrë në banesën e tyre në rrugën “Cilento”, kur dy persona mbi një skuter iu afruan dhe një prej tyre shkrehu disa plumba pistolete duke plagosur 25-vjeçarin.

Gjendja e tij është e rëndë, raportojnë mediat italiane.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë duke u drejtuar nga karabinierët e Monterotondo-s.
Sigal