Asnjë rival përballë, Guterres drejt mandatit të dytë në krye të OKB-së

235
Sigal

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi në unanimitet që t’i rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme që të konfirmojë për një tjetër mandat në krye të OKB-së Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Aprovimi nga Asambleja është një formalitet, pasi Guterres është i vetmi kandidat. Ai drejton OKB-në që prej vitit 2017-të.

10 emra qarkulluan si kandidatura të mundshme, por asnjëri prej tyre nuk u zyrtarizua pasi asnjë prej 193 vendeve anëtare të OKB-së nuk i mbështeti.

Lindur në Lisbonë në vitin 1949, Guterres ka mbajtur në të shkuarën postin e Komisarit të OKB-së për Refugjatët dhe nga 1995 deri në 2002 postin si Kryeministër i Portugalisë.