Konsumi i qytetarëve, pak shenja gjallërimi

210
Sigal

Produktet e vetme që vijojnë të mbajnë inflacionin janë shtrenjtimi i ushqimeve, në veçanti frutat dhe perimet. Qasje të ndryshme, nëse vazhdojnë të hezitojnë për të bërë shpenzime, apo kanë rinisur blerjet, kanë edhe banorët dhe bizneset e kryeqytetit. Por një panoramë të parë më nga larg, e ndoshta më të qartë, e japin turistët e huaj.

“Tani është bukur kur shesh njerëzit sërish në rrugë, duke u takuar me miqtë. Kur ishim në Shqipëri në Dhjetor ishte shumë qetësi, pak ftohtë, por ndihej edhe njëfarë tensioni për të udhëtuar. Këtë gjë nuk e shohim më tani dhe është bukur të shohësh qytetin që ka marrë sërish jetë”.

Të dhënat e Majit përmbajnë edhe elementë pozitivë, që tregojnë për një rigjallërim të ngadaltë të konsumit për mallra të veçantë, si: veshjet për gra, elektroshtëpiaket, mobilimi i shtëpisë; si edhe shërbimet e kafe-restoranteve.