Arrestohet gruaja shtatzënë dhe dy bashkëpunëtorët e saj, ja pse akuzohen

308
Sigal

Një grua shtatzënë është arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Patra, Greqi.

Mediet greke shkruajnë se gruaja sëbashku me 2 bashkëpunëtorët e saj sapo kishin grabitur një kioskë, duke marrë një shumë parash prej 115 eurosh.

Gjatë kontrollit të autorëve, policia gjeti dhe konfiskoi shumën prej 51 euro, një pistoletë fallto dhe doreza.

Hetimi i kryer nga policia e Nëndrejtorisë së Sigurisë Patras zbuloi se të dy burrat kishin kryer dy grabitje të tjera në Patras, përkatësisht:

Më 9 prill 2020, në mbrëmje, ata shkuan në një lokal, ku një burrë, i veshur me kapuç dhe nën kërcënimin e një pistolete, mori nga një punonjës shumën prej 140 euro.

Në mëngjesin e 26 prillit 2020, i njëjti burrë, i veshur me një kapuç dhe një maskë mbrojtëse nën kërcënimin e armës, tërhoqi shumën 200 euro nga një punonjës karburanti.