Tre viktima brenda ditës, shkon në 143 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi

270
Sigal

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me koronavirus, në Greqi, duke e çuar në 143 numrin total të viktimave. Mediet fqinje raportojnë se ka ndërruar jetë një 83-vjeçar, i cili po kurohej në NIMTS.

Ndërkohë, kjo është viktima e tretë gjatë 24 orëve të fundit, pasi më herët kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë, një 57-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin në “Sotiria”, dhe një 88-vjeçar, që po kurohej po në NIMTS.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 2612.