Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Angli / Kultivuan kanabis me vlerë 1 milion paund

240
Sigal

Një aksion policor ka zbuluar një fermë masive kanabisi, duke arrestuar dy të rinjtë e pranishëm në shtëpinë e kthyer në fermë.

Nga një kontroll i ushtruar në një shtëpi më 6 dhjetor, policia e Derbyshire, zbuloi fermën e cila kishte një vlerë prej 1 milion paundësh.

Më shumë se 1.000 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit u gjetën të shpërndara në tre kate të ndërtesës.

Dy të rinjtë shqiptarë rreth të 20-ave që ndodheshin në pronë, u arrestuan për prodhimin e kanabisit. Saimir Kullau, 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, janë vendosur në paraburgim.