Njihej si mbretëresha e “Rock’n Roll-it”/ Ndërron jetë këngëtarja me famë botërore, Tina Turner

66
Sigal

Këngëtarja me famë botërore, Tina Turner, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i saj.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare, pas një sëmundjeje nga e cila vuante për një kohë të gjatë, në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, tha zëdhënësi në një deklaratë.