Angli/ Shqiptari vdes i bllokuar në ‘fabrikën’ e kanabisit, plagoset një tjetër

320
Sigal

Një shqiptar 43-vjeçar ka ndërruar jetë disa ditë më parë pasi u dogj brenda një fabrikë kanabisi në Brierley Hill të Birminghamit, në Angli.

Mediat vendase raportojnë se fabrika mori flakë gjatë natës së 4 qershorit teksa shqiptari ndërroi jetë ditën tjetër. Po ashtu një shoku i tij, edhe ai shqiptar u plagos dhe u transportua në spital.

20- vjeçari bashkë me mikun dhe bashkëkombasin e tij 43- vjeçar u bllokuan në fabrikë por vetëm një prej tyre mundi të shpëtohet.

Po ashtu dhe një i tretë është shpëtuar por ai nuk dihet se cilës kombësi i përket.