Ambasadori i SHBA-se: Dhuna politike dëmton reputacionin e Kosovës

496
“Ambasada e ShBA-së dënon dhunën me qëllim të arritjes së qëllimeve politike”, ka thënë Ambasadori i ShBA-s në Kosovë, Greg Delawie, nga Suhareka ku ka përuruar linjën e re të prodhimit të këpucëve të fabrikës “Solid”, ka kritikuar veprimet e djeshme të opozitës.

“Ligji duhet respektuar sepse dhuna politike dëmton reputacionin politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, raporton Klan Kosova. Ai ka shtuar se policia ka bërë punë të mirë, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të ligjit. “Përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizëm, ndërsa kërkojmë nga të gjithë që t’i binden ligjit”.
Sigal