Gjermani, arrestohet 29-vjeçari shqiptar, përdhunoi 54-vjeçaren në tualetin e trenit

435
Një shqiptar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një 54-vjeçare gjermane. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e diel në trenin e linjës Erfurt-Gotingen në Gjermani. Sipas gazetës gjermane “Sudthuringen”, mësohet se 29-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka përdhunuar në tualetin e trenit të moshuarën. 

Sakaq, policia gjermane ka nisur hetimet ditën e hënë, ndërsa u arrit që sot të vihej në pranga emigranti shqiptar. Ndërkaq, 54-vjeçarja teksa dëshmoi para oficerëve të policisë pohoi se ajo është përdhunuar nga i riu në tualetin e trenit, në kohën kur ajo kishte shkuar atje të kryente nevoja personale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Sigal