Ambasada Amerikane në Kosovë fton qytetarët e saj: Evitoni sheshet Prishtinës

515
Ambasada amerikane në Prishtinë po fton qytetarët e saj për kujdes të shtuar sot, për shkak të protestës së opozitës. Ky paralajmërim është bërë nëpërmjet një mesazhi, të cilin e ka siguruar lajmi.net.
“Ambasada amerikane në Prishtinë informon qytetarët amerikanë se protestat priten të marrin pjesë në qendër të Prishtinës më 9 janar, përgjatë sheshit Nëna Terezë dhe afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Numri i pjesëmarrësve nuk është i ditur. Personeli i Ambasadës është i ndaluar që të shkojë nga Sheshi Nëna Terezë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës deri në Kuvendin e Kosovës, nga ora 1 pasdite deri në përfundimin e aktiviteteve në këtë zonë”, thuhet në njoftim.
Sigal